Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar rreth takimit që është mbajtur sot në Bruksel në mes të Albin Kurtit e Aleksandar Vuçiqit.
Hoti thotë se shumë nga rregullat për dialog janë shkelur e shumë nga kushtet për dialog janë harruar, shkruan arbresh.info.
“Kërkim falja nga pala serbe para se të nisë dialogu është harruar”, ka shkruar ndër të tjera ish-kryeministri. /arbresh.info/
Postimi i plotë:
Sot po mbahet takimi në kuadër të dialogut me palën serbe në Bruksel. Disa çështje për përkujtim për të gjithë:
1. Raportim për dialog në Kuvend nuk është bërë siç kërkohet me rezolutën e propozuar nga vetë ata që tani po dialogojnë, e cila rezolutë thotë se “Kryeministri duhet të raportojë në Kuvend para dhe pas çdo takimi në Bruksel”.
2. Platformë për dialog nuk është prezantuar në Kuvend, ku do të përcaktoheshin parimet dhe objektivat e dialogut. Në vend të kësaj, janë prezantuar katër pika në një konferencë për medie në Bruksel, të cilat në fakt e ruajnë “status quo” sa i përket marrëdhënieve në mes të dy vendeve, për të cilën gjë është e interesuar pala serbe.
3. Kërkim falja nga pala serbe para se të nisë dialogu është harruar.
4. Kushtëzimi i dialogut me zbardhjen e fatit të të pagjeturve është harruar.
5. Masat e reciprocitetit, që ishin çështje javësh pas formimit të qeverisë, janë harruar.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...