Komuna e Deçanit ka ndërprerë gjendjen e emergjente të shpallur ditë më parë ku mijëra qytetarë u helmuan.
Vendimin për ndërprerje të gjendjes së emergjente ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj.
“Të nderuar qytetarë të Komunës së Deçanit, pasi që gjendja në komunën tonë ka filluar të normalizohet sot në mbledhjen e Shtabit për Menaxhimin e Emergjencave; u mor vendim për ndërprerjen e Gjendjes Emergjente në Komunën e Deçanit.
Falënderues dhe mirënjohës të gjithë atyre që kontribuan që të tejkalohet kjo gjendje”, ka shkruar ai./arbresh.info/
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...