Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në deklarimin e tij para takimit me palët e nivelit të lartë të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tha se pret që takimi i dytë të jetë më i frytshëm.
Sipas tij, perspektiva evropiane e dyja vendeve varet nga konstruktiviteti që do ta arrijnë të tregojnë palët për stabilitet dhe progres ekonomik.
“Është e rëndësishme për të dyja që ambiciet e Kosovës dhe Serbisë, të përparojnë, e përsëris, në agjendën evropiane, por gjithashtu edhe për stabilitetin dhe progresin ekonomik, në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shpresoj që takimi do të jetë i frytshëm dhe të mund të bëjmë disa hapa, hapa përpara në këtë dialog”, është shprehur Borrell.
Këto komente ai i ka bërë pak para se të fillonte takimin me kryenegociatorët e dyja vendeve, bashkë me Miroslav Lajçak.
Deklarimi i plotë i Borrel para takimit:
Para se të flasim për takimin e nivelit të lartë të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, më lejoni të shprehë ngushëllimet e mija qeverisë dhe njerëzve në Gjermani, Belgjikë, Luksemburg, gjithë atyre të prekurve nga vërshimet në Evropën qendrore dhe perëndimore gjatë vikendit, nivelin e lartë të vdekjeve dhe personave të zhdukur, me emocione të thella. Dua të shpërfaqë ngushëllimet dhe keqardhjen time, komisionit, ministrave dhe atyre me të cilët po punojmë çdo ditë.
I kthehemi takimit.
Sot po mbajmë takimin e dytë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që nga zgjedhja e kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurti. Ky do të jetë i dytë, i pari nuk ishte i frytshëm, të shpresojmë që ky do të jetë më i rëndësishëm sa i përket rezultateve.
Sikurse më herët, palët do të përfaqësohen nga Presidenti i Serbisë, dhe Kryeministri i Kosovës, dhe unë do t’i bashkohem këtij takimi bashkë me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, dhe dy palët do të përfaqësohen nga kryenegociatorët e tyre.
Është mirë që jemi të gatshëm të takohemi para pushimeve verore, dhe vetëm një muaj pas takimit të parë në qershor.
Mbajtja e kontakteve të rregullta është qenësore për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
Do të vazhdojmë diskutimet në arritjen e progresit dhe hapat tanë të ardhshëm në rrugën për të vazhduar këtë dialog.
Pres që dyja palët të afrohen në një mënyrë konstruktive.
Kosova dhe Serbia kanë nevojë që përfundimisht të mbyllin kapitullin e të kaluarës së dhimbshme përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të obligueshme mbi normalizimin e marrëdhënieve dhe të shikojnë drejt të ardhmes evropiane, për qytetarët e tyre.
E ardhmja është më e rëndësishme se e kaluara.
E kaluara është e rëndësishme, por ne duhet të shikojmë përpara, dhe kur shohim përpara, çfarë shohim është perspektiva evropiane për Serbinë dhe Kosovën, nëse ata arrijnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve që nuk është në dorën e BE-së të vendosë, por në dorën e tyre.
Në këtë pikë, ekonomikisht dialogu me të vërtetë ka sjellur benifite për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë dhe në jetën e tyre të përditshme.
Është e rëndësishme për të dyja që ambiciet e Kosovës dhe Serbisë, të përparojnë, e përsëris, në agjendën evropiane, por gjithashtu edhe për stabilitetin dhe progresin ekonomik, në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Shpresoj që takimi do të jetë i frytshëm dhe të mund të bëjmë disa hapa, hapa përpara në këtë dialog.
Në fund të takimit, që pritet të mbahet pas pak orëve, një orë e gjysmë, që varet edhe nga pjesëmarrësit, shpresoj të jetë pozitiv. Do të bëj më të mirën për këtë dialog, dhe në fund të takimit përfaqësuesi i BE-së, Lajçak, do të deklarohet. /arbresh.info/
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...