Google ADS

Çmimet dhe interesimi për kurbanet, problemet me mbetjet

12:07 | 19 Korrik 2021
arbresh.info

Është ajo çka e karakterizon këtë festë.

Prerja e “Kurbaneve”, është simbol i festes së Kurban Bajramit në tërë botën.

Por duket se pandemia ka zbehur edhe këtë festë.

Që nga viti i kaluar, Murat Hasani blegtor nga Vushtrria, ka treguar se kërkesa për prerjen e kurbanëve ka një rënie.

“Interesimi është i mirë, por deri vitin e kaluar. Pas pandemisë vërehet mungesa e interesimit të prerjeve të kurbaneve pasi s’kanë para. Kemi kërkesa po vërehet një mungesë e interesimit për prerje të kurbaneve”.

E shkak për këtë po del të jetë shuma për blerjen e tyre.

Por që edhe këtë vit çmimi është pothuajse i njëjtë më vitin e kaluar.

“Çmimi i tyre sillet nga 115 deri në 150 euro”.

E ndonëse është shkak për shumë probleme në vend hedhja e mbetjeve të kurbaneve, për këtë familje nga Vushtrria, ky problem ka gjetur zgjedhje.

“Për mbetje i kemi pas gjithë problem por ne e kemi bë një gropë skeptike dhe i gjuajmë mbetjet. Këtë thertore e kemi bërë me mjete tona”.

E kjo hapësirë është e stërmbushur për festën e kurban Bajramit, thotë Hasani.

“Këtu në ditën e Bajramit është e stërmbushur jemi afër 30 punëtor që i bëjmë përgatitjen e kurbaneve”.

Bajrami i dytë, i cili përkon me kohën kur kryhen ritet e Haxhit, karakterizohet me therjen e Kurbanit.

Kurban do të thotë të therësh një kafshë të caktuar sipas disa rregullave të caktuara për hir të Zotit.

Me Kurbanin e Bajramit manifestohet qartë falënderimi dhe madhërimi i Zotit si dhe mëshira, solidariteti, përulësia dhe sinqeriteti i besimtarëve mes tyre./V.Selimi/arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme