Deputetët kanë dështuar ta miratojnë Projektligjin për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10.
Aktualisht po vazhdon Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.
Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ka kritikuar Autoritetin e Hekurudhave duke i quajtur jo profesional.
Ajo ka përmendur shpenzime të shumta, të pa sqaruara, dhe për vetëm tre udhëtime zyrtare janë shpenzuar mbi 16 mijë euro.
“Pse janë shpenzu këto të holla”, deklaroi Pacolli dhe në bazë të gjitha të gjeturave Komisioni për Infrastrukturë ka rekomanduar shkarkimine bordit të këtij autoriteti.
Deputeti i PDK-së, Fadil Nura, tha se deklarimet e Pacollit janë të pa bazuara, duke shtuar se “nuk mund të thuhet se nuk është bërë asgjë”.
“Zbatone modelin e Hashim Thaçit që e ndali trenin në veri”, deklaroi Nura.
Aty u diskutuan edhe mbikalimet e jashtëligjshme mbi hekurudha.
Sipas deputetit të LDK-së, Armend Zemaj, i ka quajtur pretendime banale dhe tendencioze deklarimet e Pacollit.
“Pesë minuta përpara u kërkua financimi i marrëveshjes, këta njerëz kanë negociu një marrëveshje për të mirë të qytetarëve, dhe ju po kërkoni ta shkarkojmë”, deklaroi Zemaj.
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, thotë se politikisht nuk duhet të atakohen njerëz që “kotrum” krejt janë të këqij.
“Meqë nuk po i beson Zyrës Kombëtare të Auditimit hajde ta mbyllim. Kjo zyrë ka dhënë vlerësim maksimal, përfshirë pasqyrat financiare. Shkarkimi është puro politik”, deklaroi Lekaj./arbresh.info/
“Kam bërë tetë transfuzion gjaku dhe kam humbur 11 kg” – Tys...
Leo thotë se tek Lela e gjen qetësinë, Gjesti i bën pyetjen ...
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja