Në mungesë kuorumi dhe të qeverisë Kuvendi dështon të miratojë disa marrëveshjeve

11:29 | 19 Korrik 2021
arbresh.info

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë Projektligjin për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10.

Në mungesë të kuorumit prej 2/3 të deputetëve, kjo pikë u votua por nuk pati kuorum të mjaftueshëm për miratim.

Në mungesë të prezantimit nga ana e qeverisë nuk u votuan as tri marrëveshje tjera ndërkombëtare.

  1. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-019 për amendamentimin 02 të Marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin e bashkëpunimit për zhvillim “KSV/017: Programi për mbështetje shëndetësore (pjesa II),
  2. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-008 për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+)  (ada numri referues 8116-00-2020)”,
  3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-009 për ratifikimin e amendamentimit nr.1 të Marrëveshjes kornizë së kredisë të datës 14 gusht 2020, ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për financimin e projektit “Reagimi Emergjent ndaj COVID-19”,

“Nuk ka kuorum për vendim marrje dhe të shtyhen edhe kur qeveria të jetë këtu për t’i prezantuar”, është shprehur kryesuesja e seancës, Saranda Bogujevci./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme