Ministria e Financave tregon nëse dalin pensionet për festën e Kurban Bajramit

14:33 | 19 Korrik 2021
A Z

Për nder të festës së Bajramit të Vogël – Kurban Bajrami, Ministria e Financave nuk e ka bërë ekzekutimin e pagesave për muajin korrik të skemave sociale dhe pensioneve.

Kështu kanë thënë për arbresh.info nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

“Jo pensionet nuk kanë dalur ende, do të dalin pas festës së Kurban Bajramit, si gjithmonë me datë 23”, thonë nga Ministria e Financave.

Kujtojmë se vitet paraprake pensionet kanë dalur disa ditë më herët për festen e Bajramit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme