Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen sot për herë të dytë në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Vuçiq nuk ishte i rehatshëm disa orë para takimit.
Ai ka shkruar në Instagram se nuk është e këndshme të bisedojë me përfaqësues shqiptarë.
“Asnjëherë nuk është e këndshme të udhëtosh ose të qëndrosh në Bruksel kur je duke biseduar me përfaqësues shqiptarë. Sidoqoftë, është e rëndësishme për Serbinë sepse duke vepruar kështu, ne po ndihmojmë njerëzit tanë, duke ruajtur paqen dhe stabilitetin, të cilat janë të një rëndësie thelbësore për përparimin ekonomik të të gjithë Serbisë. Në aeroplan, gjithmonë, ashtu si në ditët e studentëve, azhurnoj materialin dhe përgatitem për takime të vështira. Dorëzimi nuk është një opsion.”/arbresh.info/
View this post on Instagram
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju