Anglia ka hequr të hënën pothuajse të gjitha kufizimet për koronavirus, ndonëse numri i të infektuarve në baza ditore, u është afruar niveleve rekorde, për shkak të variantit Delta.
Kjo ditë e lirimit të masave në Britani po konsiderohet Dita e Lirisë.
Prej tani në Britani nuk do të ketë kufizime se sa persona mund të takohen dhe të jenë pjesë e organizimeve, përfshirë klubet e natës.
Vendosja e maskës do të rekomandohet në disa hapësira, mirëpo nuk do të kërkohet me ligj.
Në një material të publikuar të dielën pasdite në Twitter, Johnson ka thënë se tani është “momenti i duhur” për të jetësuar fazën finale të heqjes së masave.
“Nëse nuk bëjmë diçka të tillë tani, ne duhet ta pyesim veten se kur do ta bëjmë?” u ka thënë Johnson qytetarëve.
“Mirëpo duhet ta bëjmë këtë gjë me kujdes. Duhet ta kujtojmë se virusi është ende me ne. Numri i të infektuarve po rritet, po e shohim variantin jashtëzakonisht ngjitës Delta”.
Masat e respektuara për 17 muaj, janë hequr disa orë pasi kryeministri britanik, Boris Johnson dhe shefi i Thesarit, Rishi Sunak, kanë bërë të ditur se do t’i nënshtrohen masës 10-ditore të karantinës, në linjë me politikat qeveritare për çështje shëndetësore.
Të dy zyrtarët kanë qenë në kontakt me Sekretarin britanik për Shëndetësi, Sajid Javid më 16 korrik, i cili është infektuar me koronavirus, pavarësisht pse ka marrë dy doza të vaksinës kundër këtij virusi.
Mbretëria e Bashkuar është duke regjistruar mbi 50,000 raste të infektimit në ditë.
Johnson ka thënë se pavarësisht rritjes së numrit të të infektuarve, tani është koha që ekonomia të rihapet, pasi gati 90 për qind e popullsisë së rritur ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, ndërsa 68 për qind të dyja dozat.
Qeveria ka thënë se vaksinat kanë shkëputur lidhjen në mes të virusit dhe personave të shtrirë në spitale, si dhe vdekjeve.
Në gjithë globin, varianti Delta, i identifikuar fillimisht në Indi, është duke shkaktuar rritje të infektimit dhe është duke rrezikuar rikthimin e masave kufizuese në disa vende./rel/
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...