Max Verstappen e ka akuzuar Lewis Hamiltonin për mungesë respekti dhe mungesë së sjelljes sportive, pas përplasjes së makinave të tyre në garën për Çmimin e Madh të Britanisë.
Shoferi i Red Bullit u dërgua në spital për kontrolle sigurie pasi u përplas keq me rrethojat e pistës në xhiron e parë të garës.
Derisa ai përfundoi në spital nga përplasja për të cilën e akuzoi Hamiltonin, ky i fundit e fitoi garën edhe pse ishte dënuar me 10 sekonda.
“Jam i shumë zhgënjyer që u nxora nga gara kështu”, tha Verstappen.
“T’i shohësh festimet derisa je në spital është mungesë respekti dhe sjelljeje sportive. por ecim përpara”, shkroi ai në Twitter.
Verstappen tha se ndihet mirë pas aksidentit, megjithëse nuk është liruar ende nga spitali.
Glad I’m ok. Very disappointed with being taken out like this. The penalty given does not help us and doesn’t do justice to the dangerous move Lewis made on track. Watching the celebrations while still in hospital is disrespectful and unsportsmanlike behavior but we move on pic.twitter.com/iCrgyYWYkm
— Max Verstappen (@Max33Verstappen) July 18, 2021
“Dënimi që iu dha atij nuk na ndihmon neve dhe nuk është i drejtë duke e ditur lëvizjen e rrezikshme që e bëri Lewisi në pistë”, theksoi Verstappen. /GE/
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...
Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit në 4-vjetorin e arre...
Alkent Pozhegu sjell artin e ri me portretet e Harrisit dhe ...
Hoxha: 20% më shumë buxhet se viti i kaluar për Ministrinë e...
Hoteli në Prishtinë vjedh 21,000 euro energji elektrike, KED...