Federata e Futbollit e Palestinës e përshëndet vendimin e Barcelonës për të mos luajtur në Jerusalem

22:49 | 18 Korrik 2021
KRG

Federata e Futbollit e Palestinës e ka përshëndetur vendimin e Barcelonës për t’u tërhequr nga një ndeshje përgatitore në Jerusalem këtë verë.

Barcelona e kishte caktuar një ndeshje përgatitore kundër Beitar Jerusalemit më 4 gusht, por ndeshja është anuluar sepse klubi izraelit nuk pranoi ta ndryshojë vendtakimin.

Si pasojë, kryetari i Federata së Futbollit të Palestinës, Jibril Rajoub, i ka shkruar letër zyrtare presidentit të Barcelonës Joan Laporta, duke e lartësuar për vendimin e që e mori.

“PFA e përshëndet vendimin e Barcelonës për t’i respektuar të drejtat e Federata së Futbollit të Palestinës dhe të miliona tifozëve që ndihen mirënjohës”, shkruhet në letër.

Pronari i Beitar Jerusalem, Noshe Hogg, ka thënë se nuk ishte i përgatitur për zhvillimin e ndeshjes nëse ajo nuk do të luhej në Jerusalem, duke mos ia plotësuar kërkesën Barcelonës.

Hogg shkroi në llogarinë e vet në Facebook se nuk e fajëson Barcelonën për anulimin e ndeshjes, duke thënë: “Ajo nuk është klub politik dhe nuk ka arsye të marrë pjesë në konfliktin tonë këtu”.

Barça nuk pranoi të luajë në Jerusalem, edhe pse nuk ka komentuar publikisht për këtë, për shkak të presionit.

Tifozët ultras të Beitar njihen për urrejtjen ndaj palestinezëve sepse ata shpesh kanë brohoritur “vdekje palestinezëve” gjatë ndeshjeve të ekipit të tyre të zemrës.

Beitar është klubi i vetëm izraelit që nuk e ka pasur asnjë arab në ekip në historinë e vet. /GE/

Të ngjashme