Nënkryetari Pacolli: Katër lagje të Prishtinës më të prekura nga reshjet e dendura të shiut

22:17 | 18 Korrik 2021
Përparim Bublaku

Nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli ka thënë se reshjet e dendura të shiut kanë dëmtuar më së shumti katër lagje të kryeqytetit.

“Mati 1, Tophanja, Dodona dhe Qendra janë të prekura më shumë. Fashati Zllatar është shumë i dëmtuar ku edhe amvisëritë familjare janë dëmtuar. Në Qendër shtëpizat dhe dekorimet janë dëmtuar shumë”, ka deklaruar Pacolli për RTV Dukagjinin.

Ai ka thënë se komuna do të sanojë në afat rekord këto dëmtime dhe sipas tij shtëpizat dhe dekorimet në Prishtinë do të kthehen gjatë ditës së nesërme, përcjell Telegrafi.

Pacolli thotë se me përjashtim të vendit në afërsi të Stacionit të Autobusëve, rrugët tjerët kanë qenë të kalueshme dhe nuk ka pasur bllokim veturash.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme