E ngacmoi në rrjete sociale, Lukaku ia kujton komentuesit se kush është kampion i Italisë

18:24 | 18 Korrik 2021
KRG

Sot gjatë ditës ka ndodhur diçka interesante në profilin e Romelu Lukaku në Twitter.

Lukaku ka pranuar një koment ngacmues në rrjetin social Twitter pasi publikoi një foto të tij duke u stërvitur.

Ishte njëri nga komentuesit që e ngacmoi sulmuesin duke i thënë në koment: “Më në fund paske dalur nga xhepi i Chiellinit…”.

Ai iu referua faktit që Italia eliminoi Belgjikën në çerekfinale të Euro 2020 ku Lukaku u ruajt mirë nga mbrojtësit e Italisë veçantërisht nga Giorgio Chiellini pavarësisht faktit që shënoi një gol nga penalltia, megjithatë belgu i dha një ‘goditje’ komentuesit me përgjigjien e tij.

“Italia ka fituar, jam i lumtur për ju me të vërtetë, por kampion të Italisë jemi ne Interi, mos harro”.

28-vjeçari më pas e fshiu komentin e tij, por tashmë përgjigjia e tij është fotografuar dhe ka nisur të bëhet virale. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme