Google ADS

Kosova i ofron ndihmë edhe Austrisë pas situatës së krijuar nga vërshimet

14:05 | 18 Korrik 2021
Përparim Bublaku

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka shprehur gatishmërinë për t’i ndihmuar Austrisë, pas përmbytjeve të shkaktuara.

Mehaj përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se i ka shkruar letër zyrtare ambasadorit të Austrisë në Kosovë me atë të së cilës ka shprehur gatishmërinë për ndihmë me ekipet e specializuara të FSK-së.

“Me përgjegjësinë më të madhe, me letër zyrtare ju kam drejtuar ambasadorit austriak në Kosovë, z.Weidinger, ku shpreha vullnetin e plotë për mbështetjen e autoriteteve austriake me kapacitetet tona operacionale të specializuara të FSK-së në dispozicion, për menaxhimin e situatave të ngjashme”, ka shkruar Mehaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme