Google ADS

Haziri aktivizon shtabin emergjent pas reshjeve të mëdha të shiut

18:28 | 17 Korrik 2021
S D

Pas reshjeve të mëdha të shiut në Gjilan, kryetari i komunës Lutfi Haziri ka aktivizuar shtabin e emergjencave civile të cilët aktualisht janë në terren për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve.

Deri tani kanë qenë 52 kërkesa të qytetarëve për ndihmë, kryesisht nga drejtuesit e automjeteve në komunikacion, derisa një familje është evakuuar nga shtëpia në lagjen Deremhallë.

Haziri apelon qytetarët që gjatë kohës së reshjeve të mos qarkullohet me vetura, derisa të gjithë qytetarët që kanë probleme eventuale me vërshimet të lajmërohen në numrat emergjentë 112 dhe 193./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme