Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë të ditur se do të rikandidojë përsëri për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet 17 tetorit.
Me anë të një shkrimi në Facebook, Bekim Jashari ka kërkuar edhe një mandat qeverisës si kryetar i Skenderajt nga qytetarët.
Ai ka thënë se ka vendosmëri për t’i shërbyer qytetarëve edhe për katër vitet e ardhshme.
“Të dashur qytetarë, nën betimin për të vazhduar qeverisjen time transparente dhe me duar të pastra, për të vazhduar me projekte të tilla edhe më madhore, për të arritur zhvillim ekonomik, mirëqenie, punësim të të rinjve, infrastrukturë moderne, furnizim të rregullt me ujë të pijshëm, trajtim të ujërave të zeza, mbrojtje të mjedisit e planifikim të duhur hapësinor, kam vendosur që:
Të kërkoj nga ju edhe një mandat qeverisës si kryetar i Skenderajt, me vendosmërinë më të madhe për t’iu shërbyer edhe për 4 vitet e ardhshme”, ka shkruar Jashari./arbresh.info/
Plotë i tij:
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...