Google ADS

Vendet që vizitojnë mërgimtarët gjatë pushimeve në Kosovë

15:06 | 17 Korrik 2021
Arditë Shkodra

Nga ky muaj bashkatdhetarët tanë ia mësyjnë vendlindjes për të parë të afërmit dhe për të kaluar pushimet verore, shkruan arbresh.info

Ndryshe nga viti i kaluar që si pasojë e pandemisë, numri i mërgimtarëve që kishin ardhur për të kaluar pushimet në Kosovë ishte shumë më i ulët, këtë verë është rikthyer fluksi i madh i ardhjes së tyre për shijuar pushimet në vendlindje.

Për arbresh.info ata tregojnë se cilat vende i vizitojnë gjatë pushimeve në Kosovë.

Ka prej atyre qe edhe vitin e kaluar kanë vizituar Kosovën e edhe prej atyre që nuk ishin këtu me arsyetimin se kishte masa strike anti-Covid.

Mërgimtarët tanë tregojnë se vendet e tyre të preferuar për t’i vizituar janë Prizreni, Gjakova, Drenica, Prishtina, Ferizajn e shumë vende të tjera.

E sa i përket aktiviteteve të tyre ata preferojnë që gjatë verës të shkojnë në pishina, të dalin në natyrë e të shpenzojnë kohë me familjarët e tyre./A.Sh/arbresh.info

Për më shumë shikoni videon më poshtë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme