Pas disa javësh nxehtësie dhe thatësire shkatërruese, qytetet në Arizona u përmbytën pasi një stuhi e fortë goditi zonën.
Shërbimi Kombëtar i Motit në Phoenix paralajmëroi përmbytje të mundshme në disa pjesë të Arizonës.
Të mërkurën në Flagstaff, Arizona, uji mori një veturë gjatë një përmbytje pas reshjeve të mëdha të shiut.
“Kjo është përmbytja më e çmendur që kam përjetuar ndonjëherë në qytet”, tha Taylor Landy, i cili regjistroi videon.
Reshjet e shiut parashikohet të vazhdojnë deri në fund të javës në Arizona, pas zjarreve, ndërprerjeve të energjisë dhe vdekjeve të lidhura me valët e nxehtësisë.
Një paralajmërim për përmbytjen u lëshua për pjesët rurale të Maricopa perëndimore pasi leximet e radarëve të Doppler treguan shi të madh.
Matësit gjithashtu treguan se deri në 2.5 cm ka rënë shi në pjesë të luginës perëndimore dhe stuhi u regjistruan në Surprise, Waddell dhe Fennemore.
View this post on Instagram
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...