Objekti i një marketi në Lipjan është përfshirë nga zjarri. Bëhet fjalë për marketin “Super Viva”.
Policia e Kosovës i ka thënë arbresh.info se nuk raportohet për persona të lënduar.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci thotë se përveç dëmeve të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar.
“Rreth orës 05:40, është raportuar për një objekt të përfshirë nga zjarri në Lipjan. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të menaxhimit të përhapjes së zjarrit. Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Borovci./arbresh.info/
Sveçla kujton Audrius Šenavičius, në 11 vjetorin e vrasjes s...
Benfica shënon fitore të madhe në Beograd
Leverkuseni ‘demolon’ Feyenoordin në Ligën e Kampionëve
Monaco-Barcelona, formacionet zyrtare
Gjimshti starton ndaj Arsenalit, këto janë formacionet zyrta...
Lëndohen 2 persona nga shpërthimi i një bombole gazi në një ...