Google ADS

Arthur i nënshtrohet me sukses operimit, mungon tre muaj

09:12 | 17 Korrik 2021
Arditë Shkodra

Arthur Melo ka përfunduar me sukses operimin e tij.

Mesfushori i Juventusit, Arthur Melo ka përfunduar operimin e tij pas lëndimit të pësuar gjatë sezonit të kaluar, shkruan lajmi.net.

Ishte skuadra nga Torino e cila konfirmoi lajmin për operimin e brazilianit, duke e quajtur “ndërhyrje perfekte”.

Lëndimi i Arthur ishte që nga muaji shkurt dhe pas vlerësimit të mjekëve, vendimi më i duhur ishte ndërhyrja me anë të operimit.

Ai është operuar në këmbën e majtë dhe sipas Juventusit, koha e mungesës së tij do të jetë rreth tre muaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme