Ka shkuar në 133 numri i viktimave nga ajo që konsiderohet përmbytja e shekullit në Gjermani. Sipas policisë 43 njerëz vdiqën në Nordrhein-Westfalen dhe 90 në Rheinland-Pfalz.
Situata në Erftstadt-Blessem pranë Këlnit u përkeqësua në mënyrë dramatike të premten. Rritet frika për viktima të tjera. Administratori i Qarkut Frank Rock (CDU) tha se rryma erdhi shumë shpejt.
Në rrethin e Heinsberg, një digë në Rur është thyer. Sipas informacionit nga qeveria e rrethit të Këlnit, punëtorët e shpëtimit kanë filluar të evakuojnë rrethin e Ophoven në Wasserberg, raporton TCh.
Nga mesazhet përmes “Twitter”, mësohet se rreth 700 banorë janë prekur. Shkalla e dëmit të shkaktuar nga prishja e digës nuk dihet ende. Policia ka raportuar gjithsej 618 lëndime. Mbi 100,000 njerëz janë pa energji elektrike. Raportet tregojnë se 362 njerëz janë plagosur në rrethin Ahrweiler.
Sulmi në Ibër – Lepenc, sërish reduktime në Fushë Kosovë, Ob...
Edhe nga dy muaj paraburgim ndaj pesë të dyshuarve për rasti...
Hacker: Sulmi në Zubin Potok i ngjason sulmeve ruse në Ukrai...
Baerbock: Mbështetja e Kinës për Rusinë po ndikon në lidhjet...
Ndalohen dy persona, dyshohet se kërkuan 25 mijë euro ryshfe...
Arb Manaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës