Rritja e numrit të prokurorëve si dhe angazhimi i institucioneve të vendit karshi hetimit të krimeve të luftës po konsiderohet si veprime të menjëhershëm që duhet të marrin institucionet. Përderisa gjykata janë duke u marre me vetëm 10 raste të kësaj natyre.
Sipas organizatave joqeveritare që merren me këto çështje, institucionet e Kosovës ende nuk janë duke e marrë me seriozitet trajtimin e krimeve të luftës.
Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Feride Rushiti në një intervistë për Ekonomia Online tha se për çështjen e krimeve të luftës, duhet të ketë një numër më të madh dhe angazhim më të fuqishëm prokurorëve dhe të rriten kapacitetet në fushën profesionale.
“Po fakti që asnjëherë ky ndëshkimi i krimeve të luftës nuk ka qenë prioritet edhe fakti që krimet e luftës në një kohë janë administratuar nga OKB dhe më pastaj nga departamenti i veçantë i EULEX-it e krejt së voni nga institucionet e Kosovës flet se edhe dëshmitë e marra në mekanizmat ndërkombëtarë janë tretur dhe janë humbur dhe nuk kanë mundur të procedohen, dhe së fundi i kemi institucionet e Kosovës që me kapacitete kanë qenë të kufizuar së fundmi është shtuar numri i prokurorëve mirëpo duhet të rriten kapacitetet në fushën profesionale”.
E sa i përket ndëshkimit të krimeve që janë kryer gjatë luftës së fundit në Kosovë, Rushiti thotë se duke shikuar në tërësi janë të pandëshkuara, derisa përmend vetëm raste individuale të cilat janë ndëshkuar.
“Krimet e luftës në tërësi janë të pandëshkuara dhe ka vetëm raste individuale që kanë arrit disa prej tyre me depërtua edhe me marr ndonjë dënim, por Kosova dhe institucionet e Kosovës duhet t’i japin janë prioritet të veçantë ndëshkimit dhe krimeve të luftës për faktin se që drejtësia për viktimat ka shumë domethënie dhe nuk mund të qetësohen personat që kanë përjetuar krime gjatë luftës dhe të mos ndëshkohen nga institucionet tona”.
Ajo ka folur edhe për dënimin prej 10 vitesh të Zoran Vukotiq, i cili më 22 maj të 1999 në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave ushtarake, policore si dhe me paralimitarët serbë në territorin e komunës së Vushtrrisë, ka marr pjesë në dëbimin e popullatës civile, kryerjen e dhunës fizike dhe psikike.
Rushiti, thotë se ky është dënimi i parë nga institucionet e vendit, derisa e ka quajtur historik, mirëpo ajo thotë se do t’i drejtohen Apelit për rritje të masës së dënimit.
“Dënimi nuk është statisfkacion për neve si organizatë por në veçanti për të mbijetuarën por edhe të tjerët që kanë mbijetuar krime, por megjithatë na gëzon fakti se për herët të parë Gjykata Themelore e Kosovës kanë marr një vendim të parë dhe e kemi quajtur vendim historik dhe ka arrit me u ndëshkua një person i cili ka qenë i involvuar në krim e dhunim gjatë luftës dhe ne duhet ta quajmë si zhvillim pozitiv mirëpo nuk na kënaq fakti dhe jemi duke punuar me prokurorinë që rasti të apelohet në Gjykatën e Apelit për zgjatjen e dënimit pasi 10 vjet karshi përmasave traumatike”.“…por ne gjithmonë pretendojmë te dënimi maksimal i mundshëm dhe është vendim i gjykatës pastaj se sa e përcakton lartësinë dënimit, mirëpo dënimi prej 10 vitesh nuk e shpagua asnjëherë një dënim prej 10 vitesh dhe pretendojmë që të jetë më i gjatë”, tha ajo.
Analisti ligjor në Fondin për të Drejtën Humanitare në Prishtinë, Amer Alija thotë se tani për tani se para gjyqësorit vendor janë duke u gjykuar 10 raste për krime lufte.
“Për momentin para gjyqësorit vendor janë duke u gjykuar 10 raste, gjatë këtij vitit dhe vitit të kaluar kemi pasur diku rreth 3 deri në 4 aktgjykime në shkallën e parë, javën e kaluar ka qenë aktgjykimi edhe kundër Zoran Vukotiqit, pra janë disa raste në proces e sipër, po ashtu janë edhe dy persona të akuzuar të cilët janë në hetime”.
Katër prokurorë janë të angazhuar në departamentin për krimet e luftës, e që sipas Alijat duke marr për bazë numrin e viktimave nuk është i mjaftueshëm numri i prokurorëve.
“Në kuadër të departamentit për krimet e luftës janë të angazhuar katër prokurorë dhe unë mendoj se duke krahasuar me numrin e viktimave kur nuk mjafton numri i prokurorëve por duke parë në praktikë te ne nuk po shohim rezultate të mëdha të këtyre katër prokurorë dhe 1 ose 2 aktakuza janë ngritur nga prokurorët vendor prej kur janë trashëguar kompetencat”.
“Në kuadër të gjykatës Themelore janë krijuar Departamente Speciale, pra ne i kemi krijuar kapacitetet por nuk po kemi rezultate të kënaqshme”, theksoi ai.
Ndërsa, ai tregon se 41 persona janë dënuar për krime lufte nga gjyqësori vendor, ndërsa 67 të tjerë nga Tribunali i Hagës.
“Duke e krahasuar me misionin e UNMIK-ut me atë të EULEX-it , EULEXI ka pasur më shumë aktgjykime dënuese dhe ka dënuar më shumë persona se sa UNMIK, por për momentin i kemi 41 persona të dënuar për krimet e luftës nga gjyqësori vendor dhe ky numër është shumë i vogël në krahasim me viktimat të cilat kanë humbur jetën se kemi rreth 10 mijë viktima, dhe kemi vetëm 67 persona të dënuar nga Tribunali i Hagës”.
Tutje ai ka folur edhe për misionin e EULEX-it në Kosovë, derisa shtoi se kanë akuzuar më shumë shqiptar se sa serbë sa i përket krimeve të luftës.
“EULEX-i, por të gjitha misionet që kanë punuar në Kosovë kanë akuzuar më shumë shqiptar për arsye se me nënshkrimin e marrëveshjes së Kumanovës forcat ushtarake të Jugosllavisë janë larguar nga territori i Kosovës, dhe mungesa e bashkëpunimit mes institucioneve vendore dhe atyre të Serbisë i pamundësohet prokurorëve që t’i bëjnë arrestimet në Serbi”.
Më shumë se 13 mijë e 500 persona u vranë gjatë luftës më 1998-99 në Kosovë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...