Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin për kultivim të bimëve Kanabis Stativa.
Rasti ka ndodhur në Gjakovë.
“Me datë 16.07.2021, Policisë së Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve- njësia rajonale në Gjakovë pas marrjes së informatave paraprake relevante se në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit, A.D. (1970), dyshohet se ka të kultivuara disa bimë që dyshohet të jenë Kanabis Sativa dhe bashkërendimit me autoritetet e drejtësisë, kanë realizuar një operacion bastisje me përkrahjen edhe të Njësisë së Reagimit të Shpejt në Gjakovë”, njofton policia, shkruan arbresh.info.
Gjatë realizimit të operacionit policor të bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë konfiskuar si provë materiale: Njëqind e dyzet e tetë (148) bimë të dyshuara si bimë e llojit Kanabis Sativa me gjatësi prej 30 cm deri 1 metër.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurrës së kokainës ose bimëve të kanabisit”, të merren disa mostra nga bimët dhe ato të shkatërrohen. Bimët e dyshuara pas marrjes se disa mostrave nga ana e njësisë së krim teknikës janë shkatërruar me anë të djegies.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt gjyqësore. Poashtu gjatë bastisjes është konfiskuar një (1) armë revole me Gaz (CO2), përderisa rasti mbetet nën hetime nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve- Njësia Rajonale Gjakovë./arbresh.info/
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...