Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot ka kryer zgjedhje të kompanisë që duhet ta furnizojë sistemin e integruar për identifikim biometrik të votuesve, njofton AIM.
Sipas paralajmërimeve, më shumë informata në lidhje me furnizimin e këtij sistemi dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale Komisioni do t’i tregojë gjatë ditës së nesërme.
Në tenderin e përsëritur për furnizim të sistemit të integruar u paraqitën katër kompani. Kryetari i Komisionit Aleksandar Dashtevski më 2 korrik për MIA-n deklaroi se sistemi dhe terminalet për lexim të shenjave të gishtave në kohë do të furnizohen për zgjedhjet lokale. Identiteti i votuesve në zgjedhjet lokale për herë të parë do të kontrollohet me terminalet për shenjat e gishtave, diçka që ishte parashikuar me ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor.
Dashtevski atëherë tha se gjithashtu pret që zgjedhjet lokale të shpallen nga ana e kryetarit të Kuvendit në fillim të gushtit.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) dhe Komisionet Komunale Zgjedhore sot filluan me zgjedhjen e anëtarëve të këshillave zgjedhorë për zgjedhjet e ardhshme lokale. Rendi i përzgjedhjes, sipas informatave të Komisionit, është sipas madhësisë së komunave. Është parashikuar zgjedhja e anëtarëve të këshillave zgjedhorë të përfundojë javën e ardhshme. Zgjidhen kompletisht këshilla të ri zgjedhor sepse të vjetrave u kaloi mandati.
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut janë paralajmëruar për në gjysmën e dytë të tetorit.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin