Google ADS

Kryeministri Albin Kurti bashkë me gruan dhe vajzën në premierën e filmit kosovar në Kanë

20:00 | 16 Korrik 2021
A. B.

Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti po qëndron në Francë në festivalin e filmit në Cannes.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar fotografi nga çilimi i kuq në shoqërinë e gruas së tij, vajzës dhe ambasadorit Qëndrim Gashi, shkruan arbresh.info

Kryeministri ka shkruar për filmin “Pa vend” nga Kosova për të cilin tha se mori duartorkitje të gjata nga publiku në sallën Debssy në Cannes.

“Nga 3.739 filma të metrazhit të shkurtër nga mbarë bota komiteti selektues i Festivalit të Cannes sivjet i ka përzgjedhur 10 sosh. Në mesin e tyre është edhe filmi nga Kosova “Pa vend” i regjisorit Samir Karahoda i cili sot mori duartrokitje të gjata nga publiku këtu në sallën Debussy në Cannes. Ishte kjo premiera botërore e këtij filmi kurse në fillim të muajit gusht ai do të shfaqet në Festivalin DokufestnëPrizren”, ka shkruar Kurti. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme