Google ADS

Kuvendi i Kosovës hap dyert për mërgimtarët

19:19 | 16 Korrik 2021
L G

Nga 21-23 korrik Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët. Kështu ka njoftuar Kuvendi i Kosovës përmes një komunikate për media.

Nga 21-23 korrik 2021, në Kuvendin e Republikës së Kosovës mbahet aktiviteti “Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët”. Gjatë tri ditëve, nga 10:00 – 16:30,

Kuvendi do të jetë i hapur dhe mirëpret të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë ndërtesën e institucionit më të lartë legjislativ”, thuhet në njoftim.

Gjatë qëndrimit në Kuvend, vizitorët duhet t’u përmbahen masave anti-Covid, përkatësisht duhet të jenë të pajisur me maska./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme