Sulmuesi i PSG-së, Mauro Icardi është i etur që të bashkohet me Juventusin dhe ka biseduar edhe me trajnerin Max Allegri.
Paris Saint-Germain ka investuar shumë në afatin kalimtar duke marr edhe emra nga Serie A si Gianluigi dhe Achraf Hakimi.
28-vjeçari u ble nga Interi në vitin 2019, fillimisht si huazim, por me detyrimin blerje për 50 milionë euro plus deri në 22 milionë euro bonuse.
Ekziston një klauzolë prej 15 milionë euro në kontratë që e detyron Paris Saint-Germain t’ia paguajë Interin nëse ata e shesin Icardi në një tjetër klub të Serie A.
Bisedimet mes Icardi dhe Zonjës së Vjetër nuk janë ndalur kurrë dhe me kthimin e Allegrit në stol, transferimi i tij është kthyer në plan të parë.
Sipas Footmercato, Allegri ka folur me Icardin gjatë ditëve të fundit.
Icardi shënoi 13 gola dhe dha gjashtë asistime në 28 paraqitje për PSG sezonin e kaluar. /Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...