Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se përmes rishikimit të buxhetit si qeveri synojnë mposhtjen e pandemisë, me theks të veçantë në imunizimin e popullatës dhe mbështetjen e sistemit shëndetësor për t’u përballur me këtë situatë.
Prioritet tjetër tha se është edhe adresimi i dëmeve ekonomike të shkaktuara nga pandemia dhe njëkohësisht rindërtimi i një ekonomie më të mirë.
Murati, teksa ka arsyetuar buxhetin tha se të gjithë treguesit në dispozicion deri më tani tregojnë për një rikuperim të ndjeshëm të aktivitetit ekonomik gjatë vitit 2021, krahasuar me projeksionet fillestare.
Ai tha se me buxhetin e rishikuar për vitin 2021 shpenzimi do të jetë total 2 miliardë e 516 milionë euro, kurse të hyrat do të jenë 2 miliardë e 43 milionë euro.
I pari i Financave tha se të hyrat buxhetore kanë treguar një performancë tejet të kënaqshme gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2021. Ndërsa tha se edhe indikatorë të tjerë të ekonomisë si qarkullimi i bizneseve edhe ardhja e mërgatës shërben si indikacion se janë në rrugë të mirë drejt një ringjallje ekonomike.
“Me buxhetin e rishikuar për vitin 2021 shpenzimi do të jetë total 2 miliardë e 516 milionë euro, kurse të hyrat do të jenë 2 miliardë e 43 milionë euro. Me këtë rishikim të hyrat buxhetore priten të rriten me rreth 155 milionë euro, gjë që mundëson edhe rritjen e shpenzimeve dhe ekzekutimin e buxhetit përkatësisht. Në këtë rritje vlen të theksohet që përfshihet edhe një dividentë e paraparë prej 30 milionë eurove nga dy ndërmarrje publike”, tha ai.
Ai potencoi se synojnë një riorientim të shpenzimeve drejtë atyre sektorëve apo fushave që janë prekur më së shumti nga situata COVID-19, për të ruajtur shëndetin publik dhe kapacitetet prodhuese dhe konsumuese të ekonomisë sonë.
Përkundër sfidave, Murati tha se beson që ky dokument merr për bazë dhe i adreson të gjitha prioritet e shtetit.
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...