Kim Kardashian diskutoi çështjet e saj të vazhdueshme të ankthit në një skenë të sapo-publikuar nga sezoni i 20-të dhe i fundit i serialit familjar “Keeping Up with the Kardashians”.
Miliarderja 40-vjeçare kujtoi herën e parë që ajo dhe burri tani i larguar, Kanye West, lanë rezidencën e tyre prej 60 milionë dollarësh në Hidden Hills gjatë pandemisë për darkë në Nobu Malibu, shkruan DailyMail.
“Unë isha aq e çmendur. Njerëzit po përpiqeshin të vinin te Kanye dhe të flisnin disi me të dhe, të vinin tek unë dhe të kërkonin fotografi”, i tha Kim motrën e saj të vogël Khloe në episodin e fundit të serialit.
Ajo gjithashtu tha se nuk iu beson më njerëzve të panjohur dhe kjo është arsyeja pse është shumë e vështirë të realizohet ‘selfie’ me të.
“Jo jo jo! Nuk arrijnë të bëjnë fotografi me mua as nga distanca, përveç nëse [fansat] kanë një shkop ‘selfie’ dhe duan ta bëjnë atë gjashtë metra larg. Shqetësimi im i lartë është në një nivel tjetër. Ndihem sikur kisha agorafobi, patjetër, pas grabitjes time në Paris”, ka thënë Kim.
Drejtoresha e përgjithshme e ‘KKW Beauty/SKIMS’ qartë po vuan nga PTSD (çrregullimi i stresit post-traumatik) që rrjedh nga grabitja me armë e bizhuterive me vlerë 10,8 milionë dollarë, që i ndodhi në Hotel ‘No Address’ të Francës në vitin 2016.
Kim – e cila përdorte në atë kohë rrjetin social SnapChat duke treguar vazhdimisht vendndodhjen e saj – bëri që grabitësit ta kishin më të lehtë gjetjen e saj.
Kështu 12 të dyshuar u arrestuan më vonë për vjedhjen.
Kim po ndjek gjithashtu gjurmët e babait të saj të ndjerë – Robert Kardashian Sr. I cili ishte një avokat i njohur, që vdiq në moshën 59 vjeçare, nga kanceri i ezofagut. Ajo ka regjistruar juridikun dhe pret që së shpejti të kalojë provimin e jurisprudencës.
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe M...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...