Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i bëri thirrje Kinës që të jetë më bashkëpunuese në fazën e dytë të hetimeve të OBSH-së mbi origjinën e koronavirusit.
Tedros kërkoi më shumë qasje dhe transparencë.
Faza e parë e hetimeve të OBSH-së ka përfunduar në shkurt.
Atëbotë është konstatuar se nuk ka shumë gjasa që koronavirusi të ketë dalë nga laboratori në Vuhan të Kinës – ku është zbuluar për herë të parë – dhe se ai mund ta ketë origjinën nga lakuriqët.
Disa vende, përfshirë SHBA-në, dhe shkencëtarë nuk kanë qenë të kënaqur dhe kanë kërkuar hetime të tjera.
Duke folur të enjten në Gjenevë, Tedros tha se OBSH-ja ka nevojë për qasje në të dhënat e papërpunuara të pacientëve, përpara dhe pas fillimit të pandemisë.
Kina nuk i ka ndarë këto të dhëna me ekipin e OBSH-së gjatë hetimeve të para, tha Tedros.
“Ne i kërkojmë Kinës që të jetë transparente dhe e hapur, si dhe të bashkëpunojë”, tha ai, duke shtuar se “miliona njerëz që kanë vuajtur” duhet të dinë se çfarë ka ndodhur.
Drejtori i programit për emergjenca në OBSH, Mike Ryan, tha se Tedros do t’i njoftojë 194 vendet anëtare të OBSH-së të premten në lidhje me fazën e dytë të propozuar të hetimeve.
Koronavirusi në të gjithë botën ka prekur mbi 188 milionë njerëz. Prej tyre, mbi 4 milionë kanë vdekur.
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...