Sot rihapet Kulla e Eifel-it në Paris për vizitorët, për herë të parë pas 9 muajsh mbyllje, për shkak të Covid-19. Pauza prej 9 muajsh është mbyllja më e gjatë e Kullës, që prej Luftës së Dytë Botërore.
Kuotat ditore do të jenë të kufizuara, duke lejuar vetëm 13.000 vizitorë në ditë, shifër që është sa gjysma e normave normale.
Sipas rregullave te fundit të qeverisë franceze, nga e mërkura e javës së ardhshme, vizitorët duhet të paraqiten në Kullë me certifikatë që dokumenton vaksinimin, ose me tamponin negativ.
Franca ka nisur lehtësimin gradual të masave kundër koronavirusit në muajin maj, duke rihapur restorantet, dyqanet dhe hapësirat kulturore, pas disa muajsh mbylljeje. Franca është ndër vendet më të goditura në Evropë nga koronavirusi, me mbi 5.8 milionë të infektuar dhe mbi 111,000 viktima.
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë