Kryetarja e grupit parlamentar të LVV-je, Mimoza Kusari-Lila reagoi ashpër ndaj akuzave që ju bënë ministrit Hekuran Muratit nga deputetët e opozitës, shkruan arbresh.info.
Kusari-Lila përmendi faktin e helmimit të banorëve të komunës së Deçanit duke thënë se arsyeja e helmimit të këtyre banorëve vjen si shkak i abuzimeve me projekte kapitale nga qeverisjet e kaluara.
“Nuk është Hekuran Murati e as grupi i LVV-je, që e kanë lënë Gjilanin pa ujë ose pa trajtim të ujërave të zeza edhe ata e dini ju mirë se pse sot se pse nuk ka sistem të mirëfilltë në Gjilan të trajtimit të ujërave të zeza dhe të ujësjellësit janë diskutua këtë seancë është e pa sinqertë me lidh një emër me këtë proces dhe e pavërtetë për arsye vazhdon me mbet që Gjilanin Deçanin një pjesë të fshatrave të Gjakovës dhe të tjera nuk i ka lënë një grup parlamentarë pa ujë po i ka lënë një keqpërdorim një keq menaxhim një tentim për abuzim edhe ngritje të çmimit të tokës jashtë mase se mos kryerje të obligimit në nivelin komunal për shpronësim. Për deri sa ka pas mjete për këtë projekt e ka pas financa ka mujt me shty projektin përpara. Ka pas obligime të cilat shkonin e i kishin marr u administronin dhe shpenzime deri në gjysmë milion euro në buxhetin e Kosovës si rrjedhojë e mos shpenzimit për arsye se komuna në këtë rast e Gjilanit nuk i kishte kryer obligimet e shpronësimit, sot nuk është helmu Deçani me ujë për shkak se këtu ni grup parlamentar nuk ju ka miratu diçka ata janë helmu për arsye se me vite të tana është abuzu me projektet kapitale për arsye se me ujë të pijes në Deçan keni dhanë leje për hidrocentrale kur e kom ngrit edhe ky grup parlamentar ka ngrit interpelancë seancën e kalume që me i trajtu problemet se nuk i takon me u dhan leje re hidrocentralit kur meret uji i pijës jeni akuzu e keni kthy nivel personal edhe tash po doni me personalizu.
Tutje Kusari-Lila, në foltorën e Kuvendit të Kosovës, u përmendi deputetëve të opozitës arrestimin zyrtarëve komunal.
“Në Kosovë kanë ngecë punët mbrapa për arsye se me projekte strategjike investime kapitale është bërë Pazar, e ne 22 vjet pas luftës në shekullin 21 kemi problem me ujë të pijes. Vetëm dje i keni të arrestum tre zyrtarë komunal në komuna të ndryshe për projekte urbanistike”, ka thënë Lila./arbresh.info/
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...