Google ADS

Policia i gjen shqiptarit nga Serbia 600 kilogram kërpudha të freskëta

11:28 | 16 Korrik 2021
arbresh.info

Policia e Kosovës i ka gjetur një shqiptari nga Serbia 600 kilogram kërpudha të freskëta për të cilat nuk kishte dokumentacion.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Uglar të Gjilanit, mëngjesin e të enjtes.

RAPORTI

Fsh. Uglarë, Gjilan (15.07.2021 – 07:20. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Serbisë, pasi që në veturën e tij kishte të ngarkuar rreth 600 kg. kërpudha të freskëta, ku nuk posedonte dokumentet për transport dhe dyshohet se janë sjellë nga Serbia në mënyrë ilegale. Me vendim të prokurorit, malli është konfiskuar dhe i është dorëzuar Doganës, ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme