Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur të premten për të shqyrtuar një sërë nismash ligjore.
Të zgjedhurit e popullit, si pikë kryesore të seancës së sotme pritet shqyrtojnë në parim projektligjin për rishikimin e buxhetit, derisa do ta shqyrtojnë rekomandimin për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave dhe Projektligjin për Gjykatën Komerciale.
Krahas të zakonshmëve, deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, deputetët do të shqyrtojnë Projektligjit për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 dhe disa marrëveshje të tjera ndërkombëtare.
Ndërkohë, pritet të votohen edhe disa rezoluta të debatet parlamentare nga seancat e kaluara./arbresh.info/
Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore
Përgjatë 24 orëve shqiptohen mbi 2 mijë gjoba trafiku
Kryeministri britanik: Armëpushimi në Liban do të jetë lehtë...
Gjesti eskalon nga xhelozia, hedh në pishinë Xhenetën e Vull...
Posedim i substancave narkotike, njërit nga të dyshuarit i s...
Lirohet nga arresti shtëpiak Sali Berisha