Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Lluzhan, në magjistralen Prishtinë-Podujevë.
Nga ky aksident kanë mbetur shtatë persona të lënduar, shkruan arbresh.info.
Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.
“Sot rreth orës 07:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, respektivisht në fshatin Lluzhan, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor në mes tri automjeteve. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona, të cilëve u është ofruar ndihmë mjekësore. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka thënë Borovci/ arbresh.info/
Po rikthehet modeli legjendar Toyota Celica
Liverpooli dyfishon epërsinë ndaj Real Madridit
Maqedonci: Pjestarët serbë të FSK-së e lanë detyrën për shka...
Pas Mbappes edhe Salah humb penalltinë
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 Nëntorin, Kurti: K...
Mbappe dështon të shënoj nga penalltia