Arjen Robben ka njoftuar tërheqjen përfundimtare nga futbolli i luajtur. Kjo u komunikua nga vetë holandezi përmes profilit të tij në Instagram:
“Të dashur miq të futbollit, kam vendosur të ndërpres karrierën time si futbollist. Një zgjedhje shumë e vështirë. Dua t’i falënderoj të gjithë për mbështetjen që më kanë dhënë.”
37-vjeçari sezonin e kaluar ka veshur fanellën e Groningenin, skuadër me të cilin ka spikatur që në moshë të re. Në karrierën e tij Robben, përveç fanellës së Groningenit, ka veshur ato të PSVs-ë, Chelsea-t, Realit të Madridit dhe Bayernit të Mynihut, duke fituar trofe të shumtë. Ai e mbyll karrierën me 32 trofe: 8 të Bundesligës, 2 Premier League, 1 LaLiga dhe 1 Eredivisie dhe mbi të gjitha 1 Champions League me fanellën bavareze.
Me ekipin kombëtar holandez ai mori pjesë në tri Kampionate Evropiane (2004, 2008 dhe 2012) dhe në tre Botërore (2006, 2010 dhe 2014). /TCh/
Vetaksidentohet vetura e policisë në veri, lëndohen pesë pol...
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...
Aksident me vdekje në Durrës
Një grua raporton në polici rrëmbimin e djalit të saj për nj...