Google ADS

Ancelotti me fjalë të mëdha për transferimin e ri, Alaban

00:22 | 16 Korrik 2021
A. B.

Carlo Ancelotti ka folur për herë të parë për David Alaban.

Trajneri i Real Madridit e njeh shumë mirë blerjen e re të Los Blancos, nga koha te Bayern Munich.

Ai ka thënë se Alaba është një futbollist që mund t’i japë shumë Realit, pasi luan në pozicione të ndryshme.

“Është një lojtar i kompletuar, që ka shumë kualitete. Ai është edhe shumë inteligjent në taktika defensive. Në Bayern e kam vendosur të luajë në qendër të mbrojtjes dhe ka bërë mirë. Ka luajtur mbrojtës i majtë me eksperiencë dhe inteligjencë. Mund të luajë edhe në mesfushë, siç ka bërë me Austrinë. Është lojtar i kompletuar që mendoj se do të bëjë mirë këtë edicion”, deklaroi Ancelotti. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme