Gërvalla në Prizren: Mërgata na ka munguar, jemi gati t’i presim sivjet

22:10 | 15 Korrik 2021
Përparim Bublaku

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, në vazhdën e vizitave zyrtare nëpër institucione për tu njoftuar nga afër me kapacitetet dhe shërbimet që u ofrohen pjesëtarëve të mërgatës gjatë periudhës së verës, ka qëndruar sot edhe në Prizren, ku është pritur në takim nga kryetari i kësaj komune Mytaher Haskuka.

Gjatë këtij takimi ministrja Gërvalla u informua me planin e komunës së Prizrenit, që lidhet me ngritje të kapaciteteve për shërbime komunale e deri tek organizimet kulturore për pritje sa më të mirë të mërgatës.

“Mërgata gjithherë është e mirëseardhur në Kosovë sepse në fund të fundit vijnë në shtëpitë e tyre, vijnë në familjet e tyre dhe si në çdo familje tonën, familjet e mëdha nganjëherë jemi pak më të zhurmshme, jemi pak më ngushtë por dashnia është edhe më e madhe dhe kështu e shohim edhe ardhjen e mërgatës në Kosovë. Vitin e kaluar na kanë munguar shumë se nuk kanë pasur mundësi të vijnë për shkak të pandemisë dhe edhe më të mirëseardhur janë këtë here”, ka thënë Gërvalla gjatë adresimit të saj para mediave pas takimit.
Po ashtu temë diskutimi e këtij takimi ishte edhe aspekti ekonomik dhe nevoja për investime të huaja në Prizren./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme