Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë është hapur aktiviteti “Akull n’Verë”.
Në këtë aktivitet të organizuar nga Komuna e Prishtinës, i cili do të jetë i hapur deri më 15 gusht, do të ofrohen pije e argëtim për qytetarët.
“Akull n’Verë organizohet për herë të parë në kryeqytet, pas sukseseve të gjashtë edicioneve më radhë të organizimeve në kuadër të Verë n’Dimër dhe përqafimit të ngrohtë që qytetarët i kanë dhënë këtyre aktiviteteve. Akull n’Verë po ashtu ju ofron mundësi bizneseve të qytetit që të ofrojnë shërbimet e tyre në shesh, në shtëpizat e drurit të cilat do të vendosen në sheshin “Zahir Pajaziti”, kryesisht tek amfiteatri, me atmosferë, laramani e këtë herë shumë freski përgjatë sezonës së ngrohtë verore”, kishte thënë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti për aktivitetin./arbresh.info/
Horoskopi sot, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Barcelona nuk e harron Nico Williamsin, ia premton edhe fane...
KQZ mban sot mbledhje, shqyrton dizajnin e fletëvotimeve
Njëvjetori i rënies heroike, Haradinaj bën homazhe tek varri...
Kush dhe çka e mbron Radoiçiqin në Serbi?
Pentagoni dërgon trupa shtesë në Lindjen e Mesme mes rritjes...