Ambasada Turke në Xhuba, në bashkëpunim me Gjysmëhënën e Kuqe Turke dhe biznesmenët turq, dhuruan ushqim, materiale shkollore dhe dyshekë në jetimoren “Aksioni i Mëshirës Hyjnore” në kryeqytetin e Sudanit të Jugut.
Ambasadori Erdem Mutaf u shpreh i lumtur që ishte mes fëmijëve dhe tha se fokusi kryesor është të sigurojë mbështetje humanitare për grupet e prekshme si jetimët.
“Kemi ardhur me Gjysmëhënën e Kuqe Turke për të mbështetur këta fëmijë. Investimi në fëmijë do të thotë investim në të ardhmen. Ne jemi të përkushtuar për të mbështetur këta fëmijë dhe do të vazhdojmë të mbështesim jetimoren”, tha Mutaf.
Ai shtoi se ambasada do të vazhdojë të qëndrojë me fëmijët në jetimore dhe se Turqia nuk do të harrojë kurrë të mbështesë fëmijët e Sudanit të Jugut.
Yasmin Ahmed Khamis, kryetare e Bordit të Drejtorëve të jetimores, tha se institucioni është shumë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të dhënë nga qeveria turke.
“Ne jemi të lumtur që Ambasada e Turqisë dhe të gjithë njerëzit janë të vetëdijshëm për popullin e Sudanit të Jugut dhe mbështesin fëmijët; kjo nuk është e lehtë. Askush nuk mund të vijë dhe të mbështesë fëmijët si ky rast nëse ai ose ajo nuk ka njerëzi”, tha Khamis.
Ajo tha se shumica e fëmijëve në qendër vijnë nga zona të ndryshme të Xhubës dhe disa nuk kanë prindër.
Në jetimore gjenden 81 fëmijë, prej të cilëve 13 vajza, tha Khamis.//AA
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...