Në moshën 80-vjeçare, ka ndërruar jetë presidenti i 12-të i Pakistanit, Mamnoon Hussain.
Hussain ka ndërruar jetë në një spital në Karaçi ku po trajtohen kundër kancerit, njoftoi djali i tij Arsalan Mamnoon, raportojnë mediat lokale.
Hussain tashmë një vit po trajtohej kundër kancerit.
Politikanë dhe parti të ndryshme politike, duke përfshirë presidentin pakistanez Arif Alvi dhe partinë Hussain-it, Liga Muslimane e Pakistanit-Nawaz (PML-N), kanë publikuar mesazhe ngushëllimi për vdekjen e ish-presidentit.
I lindur më 23 nëntor 1940 në Agra të Indisë, Hussain filloi karrierën e tij politike në vitin 1969.
Ai ka mbajtur pozicione të ndryshme të larta në karrierën e tij politike, duke përfshirë atë të guvernatorit të provincës Sindh dhe si presidenti i 12-të i Pakistanit nga viti 2013 deri më 2018.//AA
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor