Google ADS

Rekordi i radhës i “Dale”, 15 milionë për 11 ditë

23:06 | 14 Korrik 2021
Arbresh.info

Kënga e re e Butrint Imeri, Ledri Vulës dhe Kidës ka arritur edhe një rekord të ri.

Kënga, e cila u lansua më 3 korrik është pëlqyer shumë nga fansat ne Kosovë dhe kjo shihet edhe me numrin e klikimeve që ka marrë në kanalin zyrtar në Youtube.

‘Dale’ për 11 ditë ka arritur të klikohet mbi 15 milionë herë, e kjo ka lënë të kuptohet se kënga është e pëlqyer mjaft shumë.

Për këtë sukses, kanë reaguar edhe vetë këngëtarët, Butrinti dhe Kida të cilët kanë falënderuar njëri-tjetrin.

Ndërsa Kida është shprehur shumë e lumtur që kënga është pëlqyer shumë nga fansat./expressroze/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme