Kryetarja e Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, njëherit shefe e Grupit Parlamentar në Lëvizjen Vetëvendosje, ka shprehur shqetësimin e saj për trajtimin e të drejtave të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas.
Ajo në Rubikon me Adriatik Kelmendin, mes tjerash u shpreh se në Kosovën e pasluftës, ndodhi një qasje tjetër karshi këtyre komuniteteve, pasi edhe bashkësia ndërkombëtare, i dha më tepër fokus trajtimit të të drejtave të komunitetit serb, njofton Klan Kosova.
”Jemi ende shoqëri në fazën e post-traumës. Jo që ne ndonjëherë kemi mund të themi se kemi qenë tërësisht të drejtë dhe jodiskriminues ndaj komunitetit rom ashkali dhe egjiptas”.
”Pas luftës ka filluar një periudhë tjetër, me ngarkesën që iu bë në raport me pjesëmarrjen ose rreshtim në anën e serbëve apo në anën e shqiptarëve”.
”Përkundër faktit që kanë qenë viktima të barabarta në mesin e popullatës shqiptare. Një element tjetër që nuk u përmend këtu, ka qenë roli i komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas, ëshë nënvlerësu ose ka rënë nën hije të të drejtave të pakicës së komunitetit serb”.
”Dhe çdo gjë në Kosovën e pasluftës edhe nga bashkësia ndërkombëtare, e ka marrë fokusin te trajtimi i të drejtave te komuniteti serb, përkundër që e ke pas një shtet të tërë, si Serbia që ka ndiku për të drejtat e serbëve, apo ka shfrytëzuar influencën e vet ndërsa radhët e komuniteteve të tjera, jo vetëm rom, ashkali e egjiptas, por edhe komuniteti boshnjak ose turk, kanë pasur përfaqësim më pak të vëmendshëm në raport që është kërku edhe standard prej institucioneve vendore”.
”Ka shumë pak vëmendje tek rastet tek punësimet, tek emërimet, apo promovimet. Ndërsa trajtimi është bërë prej rolit superior, apo prej momentit kur kemi viktimizim”.
”Situata të tilla kemi ndërgjegjie dhe reagojmë, por ne harrojmë që përgjegjësinë nuk e kemi jo vetëm kur ndodhë ndonjë situatë e tillë, por e kemi për ta paranadalu situatën e tillë. Kjo duke filluar tek paragjykimi i stereotipeve”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...