Fjalët e para të Donnarummës pas zyrtarizmit

20:57 | 14 Korrik 2021
KRG

Sot është bërë zyrtarizmi i portierit Gianlugi Donnarummës tek Paris Saint-Germain.

Ish- portieri i AC Milanit ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare me klubin francez.

Ai pritet të fitojë rreth 12 milionë euro në sezon nga parisienët.

22-vjeçari ka qenë pjesë e AC Milanit deri këtë vit dhe tash më është larguar nga klubi italian si lojtar i lirë.

“Jam i ngazëllyer që do të jem pjesë e një klubi të madh si PSG. Jam gati për këtë sfidë të re, për të vazhduar të rritem. Me Parisin, dua të fitoj sa më shumë që mundem dhe t’i gëzojmë tifozët”- ka thënë lojtari.

Kujtojmë që Donnaruma para disa ditësh është shpallur kampion me kombëtaren e tij në Kampionatin Evropian “Euro 2020”./arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme