Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për pagesë 5 euro më shumë për regjistrim të veturës është në dëm të qytetarëve.
Ai ka thënë se më këtë vendim përfiton një biznes privat dhe individë të lidhur më të.
Ish-kryeministri Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar nga qytetarët të protestojnë kundër këtij vendimi.
Postimi i plotë
Të dashur qytetarë,
Qeveria e Kosovës ka vendos një taksë krejtësisht të re, në vlerë prej 5 euro, në secilën herë që i regjistroni automjetet tuaja.
Me këtë vendim përfiton një biznes privat dhe individët e lidhur me të, duke zbraz xhepat e qytetarëve me afro 2 milion euro në vit, të cilat nuk i shkojnë buxhetit të shtetit.
Qytetarë të nderuar, PROTESTONI!
U protestua për pesë euro taksë për shfrytëzim të Rrugës së Kombit, ndërsa tani, pa asnjë arsye iu merren 5 euro për secilin automjet!
Protestoni për të drejtat tuaja!
RH
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua