Google ADS

Qeveria ndan katër milionë euro për blerjen e librave

17:14 | 14 Korrik 2021
Arbresh.info

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se do t’i ndahen Ministrisë së Arsimit, 4 milionë euro si mbështetje për arsimin që është edhe pikë e masave të ringjalljes.

“Me këtë propozim vendim kërkohen të ndahen 4 milionë euro për MAShTI për blerjen e librave. Kjo nënkupton fillimin e zbatimit të masës 4.2 që ka të bëjë me mbështetjen e arsimit”.

Ministrja Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka kërkuar që sa më shpejt të ndahen këto fonde për blerjen e librave për nxënësit e klasave nga 1-9.

“Çështja e mbulimit të shpenzimeve për blerjen e librave dhe materialeve tjera shkollore, jemi në përfundim të administrimit për shpërndarjen e librave. Aktualisht nuk kemi mjete financiare për blerjen e këtyre teksteve. Vitin e kaluar blerjen e librave ka kushtuar rreth 11 milionë kurse sivjet do të kushtojë deri 8 milionë euro. Të sigurohen sa më shpejt fondet për blerjen e librave për klasat 1-9″./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme