Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, e mërkurë, ka miratuar masat e reja në bazë të ligjit Covid-19, shkruan arbresh.info.
Kësaj radhe, masat që u ndërmorën rezultojnë të jenë lehtësuese, në mënyrë që gastronima e sektorët e tjerë të bizneseve, të kenë mundësi që të punojnë më gjatë, duke e rritur shpresën e një rimëkëmbjeje pas dëmit të shkaktuar nga pandemia.
Ndër masat lehtësuese të Qeverisë, vlen të përmendet zgjatja e orarit të punës për bizneset e gastronomisë. Deri më tani, bizneset kanë pasur të drejtë që të punojnë deri në orën 11:00h.
Me rregullat e reja, bizneset do të kenë mundësi të punojnë deri në orën 01:00h.
Meqë sezoni i verës në vendin tonë konsiderohet si ideali për dasma e ahengje, ato do të lejohen të mbahen, deri në po të njëjtin orar (01:00h) dhe me një kapacitet deri në 300 persona./arbresh.info/
Deputetja e VV: Bernard Nikaj i PDK-së dhe Petrit Selimi kër...
28 Nëntori brenda familjes së Isa Boletinit, ndër objektet m...
Komuna e Zveçanit seancë solemne për nder të 28 Nëntorit
Nesër përurohet Parku i Ulpianës, merr pjesë Rama
Nisin homazhet pranë kompleksit “Adem Jashari”, Konjufca: 28...
Dua Lipa uron 28 nëntorin: Një komb, një flamur