Avokati i Haradinajt: Na duhet kohë për t’u përgatitur pë procesin gjyqësor, ai mezi pret të nis gjykimi

16:31 | 14 Korrik 2021
Arbresh.info

Në Hagë ka nisur konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në rastin Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Avokati i Nasim Haradinajt, Toby Cadman, theksoi se mbrojtjes i duhet ende kohë që të përgatitet për procesin gjyqësor ndërsa shtoi se nuk po e vonojnë qëllimisht kalimin në atë proces.

“Do të na duhet edhe pak më shumë kohë që të kalojmë në procesin gjyqësor. Ne nuk kërkojmë që ta vonojmë procesin. Po bëhen 10 muaj që zotëri Haradinaj ndodhet në paraburgim”, tha Cadman.

Ai tha se Nasim Haradinaj mezi po pret që të nis gjykimi.

“Ai mezi po pret që gjërat të ecin përpara”, pohoi Cadman.

Që të dy drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës akuzohen nga Specialja për pengim të drejtësisë dhe të njëjtit janë arrestuar në fund të vitit të kaluar./klankosova.tv/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme