Andin Hoti emërohet kryetar i delegacionit në bisedime për çështjen e personave të zhdukur

16:20 | 14 Korrik 2021
Përparim Bublaku

Andin Hoti është emëruar Kryetar i Delegacionit për bisedime për çështjen e personave të zhdukur në kuadër të Grupit Punues për Personat e Zhdukur.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Andin Hoti, djali i veprimtarit Ukshin Hoti, javë më parë është emëruar Kryetar i Komisionit për Persona të Zhdukur./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme