Shtrohet në spital presidenti i Brazilit, Jair Bolosnaro

14:03 | 14 Korrik 2021
Arditë Shkodra

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro u shtrua në spital të mërkurën në spitalin e ushtrisë në Brasilia, kryeqyteti i vendit, i tha Reuters një burim i njohur me informacionin.

Media lokale Globo raportoi se Bolsonaro ishte pranuar për testime të paspecifikuara mjekësore pasi kishte ndjerë dhimbje barku gjatë orëve të para të së mërkurës, transmeton arbresh.info

Shëndeti i Bolsonaro ka qenë një problem gjatë presidencës së tij, pasi ai u godit me thikë dhe u plagos rëndë në zorrë në fushatën e vitit 2018./arbresh.info/

Të ngjashme